A preket biznesi juaj nga ligji i mbrojtjes së të dhënave personale?

A mblidhni, përdorni, mbani apo bëni ndonjë veprim tjetër me të dhënat personale të punonjësve, klientëve apo të dyjave?

Këtu mund të përfshihen edhe subjekte të tjera si, persona të interesuar për shërbimin tuaj, klientë potencialë, vizitorë, kalimtarë në një zonë të survejuar me kamera CCTV që ju keni instaluar?

E dhënë personale është çdo informacion që mund të identifikojë një person të gjallë (subjekt të dhënash). Kjo mund të jetë çdo gjë, nga një emër ose adresë emaili, numër telefoni, e deri te informacioni mjekësor ose adresa IP e një kompjuteri.

Lista e Plotë e Shërbimeve

  • Konsulencë dhe hartim i akteve rregullatore
  • Trajnime dhe çertifikime
  • Shërbimi i DPO-së (Nëpunësit të mbrojtjes së të dhënave personale)
  • Auditim