"Kompania lider në Shqipëri në fushën e mbrojtjes së privatësisë, sigurisë dhe konfidencialitetit të të dhënave personale dhe partneri juaj për mbrojtjen e të dhënave personale"
DPO Albania, shpk, është kompania e parë në Republikën e Shqipërisë e fokusuar tërësisht në ofrimin e shërbimeve në fushën e mbrojtjes së privatësisë dhe të sigurisë të së dhënave personale.
Ne e njohim shumë mirë legjislacionin në këtë fushë dhe kjo është arsyeja pse gjejmë gjithmonë zgjidhjet më të mira, që sigurojnë njëkohësisht arritjen e qëllimeve tuaja strategjike dhe përputhshmërinë me legjslacionin në fuqi, duke shmangur risqet dhe pasojat e rënda financiare (gjobat apo dëmshpërblimet për subjektet e prekura) si dhe mbrojtur reputacionin tuaj. Kjo është arsyeja pse klientët tanë na besojnë dhe vlerësojnë punën tonë.
Kemi ekspertët më profesionalë vendas në këtë fushë, të përgatitur dhe me përvojë të gjatë, rreth 12-vjeçare, për ofrimin e shërbimeve për të gjithë sektorët ku përpunohen të dhënat personale, duke plotësuar çdo nevojë të klientëve, në përputhje me detyrimet ligjore vendase, atyre europiane, sipas GDPR-së, dhe më gjerë. Ne e duam punën tonë, na pëlqen çdo ditë pune dhe punojmë vazhdimisht për të përmirësuar aftësitë dhe njohuritë tona. Më poshtë janë paraqitur fotot e ekspertëve, emrat dhe një CV e shkurtër e tyre.
Z.Fidhe është konsulenti kryesor në DPO Albania, shpk. Ai këshillon klientët tanë si të veprojnë për mbrojtjen e të dhënave personale dhe për sigurinë e informacionit në disa fusha, si shëndetësia, bankat, sigurimet telekomunikacioni, financat, leasing-u, marketingu, arsimi, energjitika, turizmi e hoteleria, farmaceutika, call center, media, transporti, shitjet me shumicë dhe ato online, shërbimet postare, administrata publike etj.
Gjithashtu ai kryen funksionin si drejtues i DPO-ve, drejtues didaktik dhe trajner në fushën e mbrojtjes të së dhënave personale.
Ka një përvojë të gjatë pune, prej 12 vitesh, në disa funksione, pranë institucionit të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Z.Edrin Fidhe ka dhënë kontribut në disa botime që trajtojnë problem të kësaj fushe, si “Përmbledhje ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe është bashkëredaktor i manualit “Udhëzuesi praktik për personat e kontaktit, të ngarkuar për mbrojtjen e të dhënave personale”.
Z.Fidhe është specialist dhe trajner i certifikuar në fushën e mbrojtjes të së dhënave personale e të privatësisë, në përputhje me legjislacionin vendas dhe atë europian, GDPR.
Emri: DPO Albania, shpk.
Adresa: Rruga “Sheh Ahmet Pazari”, Pall “Ambasador 3”, kati 2, Ap. 12, Tiranë, Shqipëri
Nr. i telefonit: +355697090790
E-mail-i: info@dpoalbania.al
Na tregoni nevojat tuaja dhe ne do t’ju kthejmë jo vetëm përgjigje por edhe një zgjidhje të shpejtë.
Na Kontaktoni