Çdo modul trajnimi i ofruar përfundon me një testim bazik njohurish ose me një vlerësim të të kuptuarit, që plotësohet drejtpërdrejtë nga çdo pjesëmarrës. Qëllimi është që në përfundim të trajnimit të fitohet një nivel i mjaftueshëm njohurish dhe personi, në bazë të rezultateve, të marrë një certifikatë të personalizuar, që tregon nivelin e përgatitjes së tij në raport me ligjin për mbrojtjen e të dhënave dhe GDPR-në.
Gjithashtu DPO Albania, shpk, ofron trajnime për mbrojtjen e të dhënave të përshtatura për punonjësit tuaj, në varësi të funksionit dhe detyrave që kryejnë në kompaninë/institucionin/organizatën tuaj.
Trajnimet ofrohen për punonjësin e nivelit më të thjeshtë deri te punonjësit e nivelit drejtues e menaxherial. Ekspertët e nivelit senior, menaxherët e departamenteve, administruesit e aseteve të informacionit dhe personeli i përgjithshëm, i të gjitha niveleve, të cilët gjatë ushtrimit të detyrës kanë akses dhe përpunojnë të dhëna personale, duhet t’u nënshtrohen shkallëve të ndryshme të trajnimit për ndërgjegjësimin e rëndësisë që ka mbrojtja e këtyre të dhënave.
Gjatë trajnimit stafi jo vetëm fiton njohuri të përgjithshme teorike për mbrojtjen e të dhënave, për legjislacionin vendas dhe atë europian, por merr edhe njohuri praktike, që lidhen drejtpërdrejtë me rolin dhe mjedisin e tyre të punës.
Kurset e trajnimit nga DPO Albania, shpk, mund të zhvillohen në grupe të mëdha, në formën e paraqitjes së temave me Power Piont, ose në grupe të vogla, në formën e një seminari interaktiv. Trajnimet në grupe të vogla bëjnë të mundur që seancat të jenë shumë ndërvepruese, ku stafi mund të bëjë pyetje gjatë të gjithë kohës. Kjo ndikon në faktin që leksioni i zhvilluar të jetë lehtësisht i zbatueshëm për çeshtje të veçanta me të cilat ballafaqohet stafi apo kompania. Seminaret mund të organizohen për të gjithë kompaninë ose për grupe më të vogla, sipas departamenteve. Ne ofrojmë edhe “trajnime rikujtuese” vjetore për të rifreskuar njohuritë e marra apo për t’u njohur me kërkesat dhe detyrimet e reja ligjore për mbrojtjen e të dhënave.
Vetëkuptohet që në këto raste seancat e trajnimit janë relativisht të shkurtra në kohë, dhe kanë vlerë për përditësimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të njohurive të marra.
Trajnimet mund të zhvillohen në mjediset e DPO Albania, shpk, ose në mjediset e kompanisë.
Kërkesës për trajnim ne i përgjigjemi sa herë të keni nevojë apo në raste kur rekrutoni punonjës të rinj.
Përfitimet nga trajnimi për mbrojtjen e të dhënave
Ofrimi i trajnimit mund të duket i vështirë për t’u menaxhuar ose mund të konsiderohet si humbje kohe, por në fakt përfitimet pas përfundimit me sukses të tij janë jo vetëm të vlefshme, por edhe shumë të rëndësishme.
Përfitimi kryesor dhe i drejtpërdrejtë ka të bëjë më zvogëlimin e mundësisë për shkelje të detyrimeve ligjore, për shmangien e gabimeve apo shkeljes së rregullave me pasojë sanksione të rënda financiare, rënie të reputacionit dhe humbje të klientëve, etj.
Trajnimet i mundësojnë kompanisë suaj të tregojë se po ndërmerr hapat e duhura për ruajtjen e standardeve dhe përmbushjen e kërkesave specifike, të përcaktuara në legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale dhe GDPR-së.
Trajnimi nga DPO Albania, shpk, ndërgjegjëson kompaninë/institucionin/organizatën tuaj për zbatimin rigoroz dhe me përgjegjësi të legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave, ul mundësinë e gabimit njerëzor dhe ndihmon në identifikimin e kërkesave për respektimin e të drejtave të individëve, të tilla si e drejta e aksesit të subjektit të të dhënave.
Kurset tona të trajnimit, të zhvilluara nga ekspertët tanë të certifikuar, me një përvojë të gjatë pune në këtë fushë, do ta ndihmojnë stafin tuaj për të fituar njohuri më të thelluara për privatësinë, mbrojtjen e sigurisë dhe të konfidencioalitetit të të dhënave, respektimin e të drejtave të subjekteve dhe për detyrimet e tyre specifike në cilësinë e kontrolluesit a të përpunuesit, në varësi të fushës së veprimtarisë dhe llojeve të procesit të përpunimit. Gjithashtu gjatë trajnimit do të trajtohen edhe elemente të tjera të rëndësishme që duhen patur parasysh gjatë zbatimit në praktikë, në kuadër të organizimit, të marrjes së masave adekuate dhe ndërveprimit a bashkëpunimit me bashkëpunëtorë brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
Përparësitë:
- Trajnime me kosto tepër efektive.
- Përvojën e trajnerëve tanë dhe praktikat më të mira, të fituara nga puna me kompani/institucione/organizata.
- Trajnime të personalizuara, në përputhje me fushën e veprimtarisë dhe për të gjitha nivelet e funksioneve, sipas strukturës organizative.
- Ekspertizë në legjislacionin shqiptar, europian dhe më gjerë.
- Përfitimi i një certifikate, që njihet nga institucionet publike, pasi DPO Albania, shpk, është një kompani e licensuar, në përputhje me legjislacionin përkatës.