DPO Albania në bashkëpunim me Century 21 Albaniaorganizuan aktivitetin me temë: “Legjislacioni për mbrojtjen e të dhënave personale dhe detyrimet e kompanive në sektorin real estate”.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte rritja e ndërgjegjësimit mbi detyrimet dhe përgjegjësitë që rrjedhin nga legjislacioni në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale, masat teknike dhe organizative që duhen marrë, duke përfshirë edhe risitë në kuadër të projektligjit të ri (përafruar me GDPR).
Risqet dhe pasojat në rast të mosmarrjes së masave konkrete nga sektori Real Estate duke analizuar dhe elementet specifike.
Shërbimet që ofron DPO Albania, për të asistuar kompanitë në kuadër të sigurisë së të dhënave të klientëve dhe plotësimin e detyrimeve ligjore në raport me Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Rëndësinë e marrjes së masave teknike dhe organizative, hartimit të akteve të brendshme rregullatore, auditimit të proceseve përpunuese, trajnimit të stafit, delegimit të shërbimit të DPO-së (nëpunësit të mbrojtjes së të dhënave personale), përfaqësimit gjatë hetimit administrativ, etj.
Përfitimet e investimit në mbrojtjen e të dhënave.
Në vijim, bazuar edhe në interesin e treguar nga ana e të pranishmëve u zhvilluan diskutime me ekspertin e mbrojtjes së të dhënave personale, duke patur në fokus raste konkrete nga praktika e përditshme e punës në këtë sektor dhe masat që duhen marrë në përmbushje të legjislacionit në fuqi.
Në përfundim të këtij aktiviteti, Century 21 Albania dhe DPO Albania shprehën angazhimin dhe vendosmërinë për një bashkëpunim më të ngushtë në kuadër të garantimit të praktikave më të mira dhe plotësimit të standarteve dhe detyrimeve ligjore në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale.